Telegrafi

Momenti i rrëzimit të aeroplanit në Greqi, përfundoi në zjarrin të cilin po tentonte ta fikte – në fluturake gjendeshin dy persona

Televizioni shtetëror grek ERT publikoi një video të rrëzimit të një aeroplani gjatë shuarjes së zjarrit në atë vend.

ERT bën të ditur se aeroplani është rrëzuar në zonën e Platanistos në Karistos, transmeton Telegrafi.

Një helikopter thuhet se po fluturon mbi zonë tani për të vëzhguar situatën.

Faqja greke File News bën të ditur se aeroplani është rrëzuar në një zonë të paarritshme, dhe se policia dhe zjarrfikësit janë dërguar me urgjencë në vendin e përplasjes.

Thuhet se aeroplani me markën CL-215 mbërriti nga qyteti Nea Agialos afër Volos, dhe nuk kishte sistem katapultimi në aeroplanin që ndodheshin dy persona. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=gH2o_rWu8_U&ab_channel=ProtoThema