Site icon Telegrafi

Momenti i plagosjes të ish-kryeministrit japonez, Abe

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe është qëlluar me armë zjarri duke mbajtur një fjalim.

Politikani 67-vjeçar është në gjendje arresti kardiopulmonar, term që përdoret shpesh përpara se një vdekje të konfirmohet zyrtarisht.

Tashmë në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë videot e momentit të plagosjes së tij, transmeton Telegrafi.

Mediat raportojnë se sulmuesi është arrestuar në vendngjarje.

“Ish-kryeministri Abe u qëllua rreth orës 11:30 me orën lokale në Nara. Një burrë, që besohet të jetë ai që ka qëlluar, është arrestuar. Gjendja e ish-kryeministrit Abe aktualisht nuk dihet”, u tha gazetarëve shefi i kabinetit, Hirokazu Matsuno.

Abe thuhet se ishte “i vetëdijshëm dhe i përgjegjshëm” ndërsa po transportohej pas të shtënave, duke cituar burime policore. Gjithashtu policia ka sekuestruar armën e sulmuesit dhe e ka identifikuar atë.

Lexo po ashtu Arrestohet i dyshuari për sulmin ndaj ish-kryeministrit japonez

Raportet e mediave lokale thonë se sulmuesi besohet të jetë një ish-anëtar i Forcës Vetëmbrojtëse Detare të Japonisë, ekuivalenti lokal i një marinsi.

Incidentet e dhunës me armë janë të rralla në Japoni, ku armët e dorës janë të ndaluara – dhe incidentet e dhunës politike janë pothuajse të padëgjuara.

Në vitin 2014, kishte vetëm gjashtë vrasje me armë në Japoni. Njerëzit duhet t’i nënshtrohen një provimi të rreptë dhe testeve të shëndetit mendor për të blerë një armë – dhe madje edhe atëherë, lejohen vetëm armë gjahu dhe pushkë ajrore. /Telegrafi/

https://twitter.com/DaniilSuspended/status/1545285653457506304

Exit mobile version