Site icon Telegrafi

Momenti më i përfolur në “Der Klassiker” – Jerome Boateng bllokon goditjen e Erling Haaland me krahun e tij, a duhej një vlerësim nga VAR?

Jerome Boateng duket se e bllokoi me dashje një gjuajtje të Erling Haaland drejt porte, por VAR nuk ndërhyri gjatë këtij momenti që po del të jetë më i përfoluri në “Der Klassiker”.

Rishikimi i videos nuk u thirr në diskutim nga VAR, megjithëse topin goditi krahun e Boateng i cili ishte në zonë.

Përpjekja e Haaland jo që u ndal nga Boateng, por topi u devijua mjaftueshëm që të largohej nga porta.

Prekja ishte aq evidente dhe dukej sikur ishte me qëllim dhe kjo ka bërë që shumë fansa të shpërthejnë në rrjetet sociale.

Njëri ndër ata që kanë reaguar ka qenë edhe legjenda e futbollit anglez Gary Lineker.

 

Bayern Munich në fund mposhti Borussia Dortmund 1-0 falë një goli të shënuar nga pjesa e parë nga Joshua Kimmich.

Bavarezët tani kanë shtatë pikë më shumë se sa Dortmund në luftën për titull të kampionit. /Telegrafi/

Exit mobile version