Vedat Muriqi që nga sot është lojtar Lazios, me marrëveshjen që u arrit mes klubeve pas negociatave që zgjatë pothuajse një muaj.
Në arkat e klubit turk do të shkojnë 20 milionë euro (18 milionë, plus dy tjera bonuse).
Muriqi do të ketë një pagë prej 2.2 milionë në sezon, plus bonuset.
✍? Benvenuto sulla nostra nave, pirata! #WelcomeVedat ? pic.twitter.com/0hA0XCBoCm
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) September 15, 2020
Lazio ka publikuar videon ku shihet Vedat Muriqi duke nënshkruar kontratën me klubin e ri.
Aty është edhe drejtori sportiv i Lazios, legjenda e futbollit shqiptar, Igli Tare.
Muriqi shihet i buzëqeshur në ato momente, ndërsa pjesë e delegacionit që punoi për kalimin e tij te Lazio ishte agjenti i njohur Shkumbin Qorrmemeti. /Telegrafi/