Site icon Telegrafi

Momenti i ndërhyrjes së ashpër të Camavingas dhe lëndimit të Nkunkun që e la jashtë Kampionatit Botëror

Sulmuesi i Francës, Christopher Nkunku do të humbasë Kupën e Botës “Katar 2022” pas një dëmtimi në stërvitje e së martës mbrëma.

25-vjeçari ka pasur një sezon të mirë për RB Leipzig në Gjermani, duke shënuar 12 gola në 15 paraqitje në Bundesligë.

Ai bëri debutimin e tij në Francë në fillim të këtij viti, me menaxherin Didier Deschamps që i dha atij tetë paraqitje në total.

Nkunku pritej të ishte titullar në ndeshjen hapëse të Les Bleus në Grupin D kundër Australisë më 22 nëntor.

Megjithatë, është konfirmuar se ai nuk do të luajë asnjë rol në Katar pas asaj që duket të ketë qenë një ndërhyrje e fortë nga bashkëlojtari Eduardo Camavinga.

Nkunku dhe Camavinga të dy shkuan për të njëjtin top në kompleksin stërvitor Clairefontaine, me yllin e Real Madridit që dukej se fitoi topin, por aksidentalisht e shkeli këmbën e Nkunkut.

25-vjeçari ka rënë në tokë nga dhimbja, duke mbajtur këmbën ndërsa shokët e skuadrës e kanë rrethuar.

Ndërsa Nkunku u ngrit në këmbë, ai mori fjalë inkurajimi nga Deschamps dhe Camavinga përpara se të dilte jashtë fushës.

Më poshtë mund të shikoni videon e plotë të ndërhyrjes së ashpër të Camavingas në Nkunku. /Telegrafi/

 

Exit mobile version