Site icon Telegrafi

Momenti kur ylli i Moto GP, Maverick Vinales u hodh nga motoçikleta në shpejtësi prej 228 km/h

(Foto: Getty Images/Guliver/Screenshot/Twitter)

Garues i Moto GP, Maverick Vinales, ka shpëtuar mrekullisht nga një situatë jashtëzakonisht e rrezikshme.

Moto GP është plot me gjëra interesante dhe garat e fundit tregojnë se sa i rrezikshëm është ky sport.

Garuesit me motoçikleta të fuqishme shpesh ndodhen në situata të rrezikshme, ndërsa reflekset e shpejta dhe aftësitë drejtuese shpeshherë ua shpëtojnë jetën.

Vinales e ka përjetuar këtë duke kursyer jetën e tij në dy raste në një periudhë të shkurtër kohe. Së pari, javën e kaluar në garën e Austrisë, pas një përplasje mes francezit Johann Zarco dhe italianit Franco Morbidelli, një motor fluturoi sipër kokës së tij.

Lexo po ashtu Momenti i frikshëm kur Valentino Rossi i shpëtoi mrekullisht vdekjes në aksidentin e dy motoçiklistëve në garën e Austrisë
Maverick Vinales (Foto: Mirco Lazzari gp/Getty Images/Guliver)

Ndërsa para disa ditësh, në një garë në Styria, frenat e spanjollit dështuan në një Yamaha. E vetmja gjë e duhur që mund të bënte ishte të hidhej nga motori. Sidoqoftë, problemi ishte në atë çast ai po ecte me shpejtësi prej 228 km/h.

25-vjeçari ka thënë se ishte e frikshme dhe ai duhej të hidhej nga motori. Më vonë u përcaktua se frenat dështuan për shkak të mbinxehjes. /Telegrafi/

https://twitter.com/Feryatna24/status/1297511386008793089

Exit mobile version