Site icon Telegrafi

Momenti kur tërmeti para ca ditësh goditi medresenë në Bangladesh – fëmijë vrapojnë drejt cepit të dhomës

Pamjet dramatike kapën momentin kur 15 fëmijë dhe mësuesi i tyre që qëndronin mbi dyshek lutjesh, vrapojnë drejt cepit të dhomës së medrese në momentin kur ndodhi tërmeti.

Në ato çaste mund të shihen edhe disa objekte që lëkunden në dhomë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kjo vjen pas tërmetit me magnitudë 6.1 që goditi rajonin kufitar Mianmar-Indi herë të premten (26 nëntor), por nuk kishte pasur raporte të menjëhershme për dëme.

Tërmeti u ndje në Chittagong , Bangladesh, ku ndodhet medreseja dhe deri në qytetin indian lindor të Kalkutës, rreth 280 milje nga Aizawl, sipas rrëfimet e dëshmitarëve në Qendrën Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) dhe nga përdoruesit në Twitter. /Telegrafi/

Exit mobile version