Site icon Telegrafi

Momenti kur shpëtohet burri në Indi që rrezikoi të përfundonte poshtë trenit në lëvizje

Një burrë u shpëtua në Indi kur po rrezikonte të përfundonte nën trenin në lëvizje në një stacion në distriktin Purnea, në Indinë lindore.

Burri u shpëtua nga një ushtar i Forcave të Mbrojtjes së së Hekurudhave të Indisë (RPF) kur ai u pengua dhe u rrëzua kur po përpiqej të hipte në një tren, transmeton Telegrafi.

Mediet lokale raportuan se incidenti, që u kap nga kamerat e sigurisë, ndodhi në stacionit e trenit Purnea Junction, në shtetin lindor të Bihar.

Siç shihet në video, burri po tentonte të hipte në tren por në atë momenti rrëshqiti dhe për disa çaste po tërhiqej zvarrë duke rrezikuar të përfundonte poshtë shinave.

Në një moment një person e tërhoqi shpejt nga aty duke ia shpëtuar jetën. /Telegrafi/

Exit mobile version