Site icon Telegrafi

Momenti kur shembet çatia e një marketi në Mexico City pas breshrit të ashpër – rrugët e qytetit mbulohen nga akulli

Ky është momenti tronditës kur u shemb tavani i një super-marketi në Mexico City pasi qyteti u pushtua nga një stuhi masive breshëri të dielën.

Stuhia e papritur i bëri rrugët në qendër dhe rajonin perëndimor të kryeqytetit meksikan të mbuluara me akull.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet shpallën një alarm të verdhë për 10 lagje të Mexico City që u përballën me gjysmë metri shi.

Siç bëhet e ditur autoritetet thanë se një person pësoi lëndime si pasojë e shembjes së çatisë në dyçan – duke pësuar një thyerje të klavikulës.

Të paktën 200 banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre nga ekipet e shpëtimit.

Një klient po vizitonte super-marketin Soriana kur një pjesë e çatisë filloi të shembet ngadalë.

Një burrë tregoi një zonë të tavanit ku uji rridhte, por vrapoi për siguri me një person tjetër derisa çatia filloi të shembet.

Në një video të veçantë, një individi u informua nga një koleg se dy persona kishin mbetur të bllokuar nën rrënojat e panelit 34 metra dhe 19 që u nda. /Telegrafi/

Exit mobile version