Marcus Rashford ndoshta nuk do të dëshironte ta shikonte reprizën e përballes së Manchester United ndaj Brightonit.
Sulmuesi anglez që shënoi një gol në fitoren 3-1 të Djajve të Kuq ndaj rivalit nga Liga Premier, kishte shansin ta mbyllte sfidën me dy sosh.
Por, Rashford që kishte shënuar golin e tij të parë në këtë takim, pak minuta më vonë kishte dështuar të shënonte në gol të zbrazur.
Daniel James asistoi në mënyrë perfekte te anglezi, mirëpo ky i fundit nuk arriti ta fuste topin në rrjetën e kundërshtarit.
Unitedi fitoi 3-1 në këtë takim, derisa gjendet në pozitën e shtatë me 16 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/
https://streamable.com/cxweh