Telegrafi

Momenti kur policia e arrestoi gjatë ndeshjes futbollistin e Prishtinës (Video)

Mbrojtësi i Prishtinës, Liridon Leci është arrestuar nga policia në ndeshjen e zhvilluar ndërmjet Besës dhe Prishtinës.

Gjithçka ka ndodhur gjatë kohës që po zhvillohej ndeshja Besa – Prishtina, ku policia në minutat e fundit hyri në fushë dhe arrestoi Lecin.

Skuadra e Prishtinës ka reaguar pas arrestimit të futbollistit të tyre Liridon Leci, i cili u ndal nga Policia e Kosovës pas ndeshjes me Besën në Pejë.

“Situate kaotike, Liridon Leci është arrestuar pas ndeshjes nga policia. Policia e ka kapërcyer çdo lloj protokolli që i takon ne një ndeshje futbolli. Situate e papare ne stadiumet tona. Skuadra do te shkoj me gjithë autobus para stacionit te policisë”, thuhet në njoftimin e Prishtinës. /Telegrafi/