Një nga ngjarjet që ka prekur të gjithë është aksidenti i helikopterit jashtë stadiumit të Leicester Cityt, King Power.
Ky aksident mori jetën e pronarit të klubit Vichai Srivaddhanaprabha dhe katër personave tjerë që ishin së bashku me atë.
E gjitha kjo ndodhi pas barazimit 1-1 ndaj West Hamit në Ligën Premier.
Helikopteri u ngrit brenda stadiumit King Power, ndërsa u përplas pak minuta më vonë në parkingun e veturave (200 metra larg stadiumit) për shkak të një problemi teknik.
Në pamjet e publikuara shikohet një polic teksa mundohej të shpëtonte personat që ishin brenda, teksa helikopteri ishte në flakë.
Por, pasi flakët rriteshin me shpejtësi të madhe pas shkak të lëndëve djegëse të helikopterit ishte e pamundur të shpëtohej ndonjëri.
Në rrjete sociale, por edhe në media polici në fjalë konsiderohet hero pas këtyre përpjekjeve. /Telegrafi/