Telegrafi

Momenti kur polici kinez rrezikon jetën për ta shpëtuar 4-vjeçaren, që kishte mbetur e varur jashtë rrethojës së ballkonit të katit të 11-të

Një polic kinez nuk e kurseu veten kur pa se po i rrezikohej jeta një vajze 4-vjeçare, që kishte mbetur e varur jashtë rrethojës mbrojtëse të ballkonit të një apartamenti.

Pamjet rrëqethëse të filmuara në Yuhang, Hangzhou, shfaqin policin Tang Wenjie – që pa u menduar dy herë zbret ka një kat më i lartë dhe kërcen në ballkonin e katit të 11-të të një ndërtese ku ishte vajza e vogël, transmeton Telegrafi.

Gjithçka filloi kur e ëma e vogëlushes u largua nga apartamenti për 15 minuta për ta dërguar fëmijën tjetër në shkollë, dhe kaq mjaftoi që vogëlushja të del jashtë dhe duke luajtur të përfundojë jashtë rrethojës së ballkonit.

Kur kjo nënë u rikthye e kuptoi se dera e hyrjes ishte mbyllur nga brenda dhe nuk mund ta hapte me qelës. Menjëherë kërkoi ndihmë nga ekipet e shpëtimit që u shfaqën për pak minuta para syve të saj.

Për fat të mirë reaguan me kohë duke iu përveshur punës duke u ngjitur një kat më lart, dhe nga aty të zbret njëri prej tyre dhe të futet në ballkonin ku ishte vogëlushja – të cilën më pas e kapi dhe e futi brenda. /Telegrafi/