Site icon Telegrafi

Momenti kur një peshkatar gjen të gjallë foshnjën 21-ditëshe duke lundruar brenda një kutie druri në një lumë në Indi

Një foshnje e porsalindur është gjetur e gjallë duke lundruar brenda një kutie të drurit në lumin Ganges në Indi.

Foshnja 21-ditëshe u dëgjua duke qarë nga një peshkatar që e zbuloi të mbështjellur me peshqir, brenda një kutie të drurit me imazhe e zotit hindu Vishnu dhe Durga, transmeton Telegrafi.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin turmën e habitur rreth Gullu Chaudhary, burri që e gjeti kutinë dhe nga ajo nxjerr foshnjën që në një moment fillon të qajë.

Sipas mediave lokale, foshnja është dërguar me urgjencë në spital nga ku u konstatua se është e shëndetshme. E hetuesit ende nuk e dinë motivin e braktisjes, por vajza e vogël duhet të jetë me fat që është shpëtuar. /Telegrafi/

https://twitter.com/payalmehta100/status/1405057987706646531?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1405057987706646531%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.dailymail.co.uk%2Fnews%2Farticle-9696067%2FIncredible-moment-newborn-baby-girl-ALIVE-floating-wooden-box-Ganges.html

 

Exit mobile version