Pamjet e kamerave të sigurisë brenda një hoteli me pesë yje në Kazakistan, shfaqin një nënë e cila e pushtuar nga emocionet bartë në krahasor vajzën e saj pranë sportelit, të cilën babai i saj “britanik e kishte rrahur për vdekje”.
Bëhet fjalë për njëvjeçaren Sophia Barakat e cila sipas dëshmitarëve në procesin gjyqësor, ishte gjithmonë e buzëqeshur. Sipas tyre ajo para tragjedisë ishte e “tëra e kaltër dhe nuk merrte frymë”, transmeton Telegrafi.
Madina Barakat, 23-vjeçe i kërkonte ndihmë stafit të hotelit InterContinental në Almaty të Kazakistanit, derisa të bijën e shtriu në banak dhe kamerat e sigurisë filmuan gjithçka.
Nëna akuzonte bashkëshortin e saj, pilotin e Airbus 330, Mohamed Barakat, 41-vjeç për të cilin thoshte vazhdimisht “se i ka mbytur të bijën duke e goditur”.
Gjatë procesit gjyqësor piloti është deklaruar i pafajshëm, derisa pretendon se prej kohësh vuan nga epilepsia dhe se Sophia ka vdekur “aksidentalisht” në dhomën e hotelit derisa ai kishte pësuar sulm epileptik.
E gjendja e tij shëndetësore është konfirmuar nga mjekët nga Hong Kongu dhe Malajzia, për faktin se ai vazhdimisht udhëton – e një prej arsyeve pse shpesh refuzohet fluturimi është sëmundja e epilepsisë. /Telegrafi/