Një video rrëqethëse është shfaqur në rrjetet sociale, ku shihen zyrtarët e pylltarisë duke shpëtuar një nënë që me foshnjën e saj kishte ngecur në një kodër shkëmbore pranë ujëvarës Anaivari Mutal, në shtetin indian Tamil Nada.
Në videon dyminutëshe, shihet gruaja duke mbajtur foshnjën në kraharor e në anën tjetër moti i ligë dhe vërshimet kishin rritur nivelin e ujit, e ujëvara rrezikonte t’i merrte me vete, transmeton Telegrafi.
Derisa nëna me foshnjën arritën në një hapësirë më të sigurtë, dy zyrtarë të pyjeve morën pjesën në shpëtim, ku në një moment humbën drejtpeshimin dhe ranë në ujë.
Në atë moment ndërpritet transmetimi i videos, e sipas disa raportimeve, ata kanë arritur të dalin nga uji pa pësuar ndonjë lëndim. Madje këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarët lokalë, që bënë të ditur se nuk ka pasur të vdekur apo të lënduar pas incidentit. /Telegrafi/
In a dramatic scene, the Tamil Nadu Forest officials rescued a woman and her child who were trapped due to the flash flood at Anaivari waterfalls near Attur in Salem district. The place was reopened for public two months ago as part of #Covid19 relaxations. pic.twitter.com/0VuQ77zF53
— Express Chennai (@ie_chennai) October 26, 2021