Telegrafi

Momenti kur Milot Rashica ishte i pafat, pasi portieri i Paderbornit i priti penalltinë

Milot Rashica kishte shansin që të kalonte Werder Bremenin në epërsi ndaj Paderbornit.

Skuadra e tij fitoi një penallti në minutën e 18-të, mirëpo anësori shqiptar ishte i pafat, pasi portieri vendas e priti gjuajtjen e tij.

Por, Davy Klaassen (20’) pas një tollovie të shkaktuar në mbrojtjen e Paderbonit, arriti të shënonte golin e parë të takimit.

Më pas, Osako shënoi për 2-0, derisa Klaassen që duket shumë i disponuar për lojë shënoi për 3-0. /Telegrafi/