Në turneun e ESL PRO League CS:GO, i cili po zhvillohet në Gjermani, lojtari i ekipit Sprout, Rasmus “raalz” Steensborg, ka shfaqur një aksion fantastik.
ESL Pro League, turneu i cili ka filluar me datën 9 mars me fazën e grupeve, po tregon lojë mjaftë të forta dhe emocionuese.
Sot (e mërkurë) gjatë ndeshjes së parë të grupit B, në mes të Sprout dhe Vitality, lojtari Raalz ka arritur që në mapin e dytë (inferno) në vazhdime të sigurojë një raund, i cili ishte shumë i rëndësishëm për ekipin e tij, duke eliminuar i vetëm katër lojtarë të ekipit Vitality.
Edhe pse ekipi i Sprout pësoi humbje me rezultat 2-0, veprimi i Raalz në raundin e 32-të ishte për t’u duartrokitur, kundër një ekipi si Vitality që ishin favoritë të kësaj ndeshjeje.
Më poshtë e gjeni momentin kur Raalz arrin të fitojë raundin i vetëm kundër katër lojtarëve të Vitality. /Telegrafi/