Site icon Telegrafi

Momenti kur Koreja e Veriut hedh në erë rrugët që lidhin me Korenë e Jugut

Pamjet e publikuara më poshtë nga ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut, shfaq momentin kur Koreja e Veriut hedhë në erë rrugët që lidhë me Korenë e Jugut.

Ky veprim vjen pasi Pyongyangu u zotua javën e kaluar të shkatërrojë rrugët dhe hekurudhat që dikur shiheshin si simbole të bashkëpunimit ndër-korean, në një përpjekje për të “ndarë plotësisht” dy vendet, transmeton Telegrafi.

Ushtria Popullore Koreane (KPA) e përshkroi masën si “një masë vetëmbrojtëse për frenimin e luftës”, duke pretenduar se ishte në përgjigje ndaj stërvitjeve në Korenë e Jugut dhe pranisë së shpeshtë të aseteve bërthamore amerikane në rajon.

Ky veprim shënon një përshkallëzim të armiqësisë në një kohë kur tensionet midis Koreve janë në pikën më të lartë në vite.

Pas shpërthimeve, ushtria e Koresë së Jugut tha se kishte qëlluar në anën e saj të kufirit në një shfaqje force dhe mbikëqyrje të shtuar të Veriut. /Telegrafi/

 

Exit mobile version