Telegrafi

Momenti kur kartelët e drogës hedhin eksplozivë nga dronët mbi një zonë malore në Meksikë

Ky është momenti kur kartelët e drogës, përdorin dronët për të hedhur eksplozivë mbi një zonë malore në Tepalcatepec të Meksikës.

Disa persona shihet sesi vrapojnë me tërë forcën për t’i shpëtuar vdekjes nga dronët që kontrolloheshin nga karteli Jalisco New Generation, që hidhnin nga ajri eksploziv mbi një zonë malore në shtetin Michoacan, transmeton Telegrafi.

Pamjet e filmuara nga ajri tregojnë zonën malore, si dhe parashutat e vogla që kishin eksplozivë dhe binin me shpejtësi të vogël në tokë.

Pasi e kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë, disa persona shihet duke vrapuar për t’i shpëtuar mjeteve shpërthyese. Ky sulm është një prej metodave më të reja për të eliminuar bandat rivale. /Telegrafi/