Telegrafi

Momenti kur Herrera pështyn logon e Cityt në pushimin e pjesës së parë

Foto: SportBible

Manchester Unitedi fitoi ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-3 me një rikthim që pak kush e ka pritur, përfshirë edhe mesfushorin e Djajve të Kuq, Ander Herrera.

Ylli spanjoll i nervozuar se skuadra e tij ishte duke humbur 2-0 në pjesën e parë dhe gjatë futjes në tunelin e stadiumit për të shkuar në zhveshtore ka bërë një gjest jo të mirë.

Ai duket se e pështyn me qëllim logon e Man Cityt të vendosur në tokë para tunelit.

Lexo po ashtu James te Unitedi? E gjitha kjo pas një postimi aksidental në profilin zyrtar të Djajve të Kuq në Twitter gjatë ndeshjes ndaj Cityt

Dhe normalisht që kjo ka shkaktuar një debat të madh mes tifozëve në rrjetet sociale.

Ander Herrera duke festuar fitoren ndaj Man Cityt në Etihad (Foto: Getty Images)

Tifozët vendas kanë kërkuar nga Federata e Futbollit të Anglisë që të hetojnë rastin për të shikuar se a ishte me qëllim, apo jo.

Pasi të shikoni videon e më poshtme, iu mbetet juve ta vlerësoni se a ishte apo jo më qëllim.

Lexo po ashtu Dashuria e tifozëve të Unitedin vetëm sa është shtuar për Fergusonin: Ai kërkoi që logoja e Cityt të mbulohej në karrigen e tij

Vlen të theksohet se Herrera ishte asistues te goli i parë i Paul Pogbas në pjesën e dytë të derbit. /Telegrafi/