Telegrafi

Momenti kur Hamilton e bëri të fluturojë paksa Vertapsenin në garë e Formula 1

Gara në Hungari u shënua me duele të mëdha mes Max Verstappen dhe Lewis Hamilton, i cili gjithashtu pati një incident, ku për pak sa nuk përfundoi jashtë garës.

Hamilton dhe Verstappen filluan tejkalimet në mesin e garës, kur britaniku me një strategji të mirë dhe një dalje të hershme në ‘pit-stop’, doli para tij.

Kështu që nga xhiroja e 34-të pasuan duele të shkëlqyera midis Verstappen dhe Hamilton për vendin e tretë. Verstappen kaloi për një kohë të shkurtër britanikun në vendin e tretë, por më pas holandezi gaboi dhe Hamilton e riktheu pozicionin e tij.

 

E bukura e garës ndodhi në xhiron e 63-të, kur Verstappen ia doli të kalonte Leclercun dhe më pas pati duele të reja madhështore me Hamiltonin, ku pastaj erdhi në një incident!

 

Verstappen ishte tepër agresiv dhe “u hodh” përballë Hamiltonit dhe pati një kontakt, pas së cilës holandezi “fluturon” shkurt dhe doli nga pista.

 

Në  fund Hamilton arriti ta ruajë vendin e tretë, ndërsa më pas Verstappen u kalua nga Leclerc për ta mbyllur garën në vendin e pestë. /Telegrafi/