Site icon Telegrafi

Momenti kur Bersant Celina nënshkruan kontratën e re me Man.Cityn (Foto)

Sulmuesi 19-vjeçar ka zgjatur kontratën edhe për katër vjet me Manchester Cityn.

Bersant Celina do të jetë lojtari i Citinzens deri në vitin 2020, ndërsa prej sezonit të ardhshëm do të menaxhohet nga trajneri i ri i klubit, Pep Guardiola.

“Ndjehem shumë mirë, jam shumë krenar  dhe është e mahnitshme që të nënshkruaj për një klub që e dua.  Kam nënshkruar sepse dua të qëndroj këtu për një kohë të gjatë dhe në City e shoh të ardhmen time. Kam qenë këtu për katër vjet tashmë, dhe klubi ka ndryshuar shumë, dhe është duke u bërë gjithnjë e më konkurrues, arritëm në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që tregon se ky është një nga klubet më të mira në botë. Jam shumë i emocionuar të jem pjesë e së ardhmes së këtij klubi”, ka thënë ndër të tjerash prizrenasi, transmeton Telegrafi.

Celina tashmë ka debutuar për ekipin e parë në ndeshjen e FA Cup kundër Norwichit në janar. Ai ka folur edhe për ardhjen e Pep Guardiolës dhe se a do të huazohet në ndonjë klub tjetër të Ligës Premier.

“Ne do ta shohim. Guardiola do të jetë gjatë verës këtu dhe ne do të kemi një turne në Kinë”, ka thënë celina për MCFC TV. /Telegrafi/

Exit mobile version