Telegrafi

Momenti kur Amir Rrahmani ia mohoi golin e sigurt Lapadulas në fitoren bindëse të Veronës ndaj Lecces

Amir Rrahmani ka shkëlqyer në fitoren 3-0 të Veronës ndaj Lecces në kuadër të javës së 21-të në Serie A.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës përveç se kishte shansin të shënonte gol nga distanca, ai arriti të largonte edhe një top nga vija e portës së tij.

Qysh në minutën e dytë, Lecce kishte një shans të mirë të kalonte në epërsi me anë të Gianluca Lapadulas që arriti ta shmangte portierin e Veronës, por Rrahmani ishte në vendin e duhur dhe nuk lejoi që topi të futej në portë.

Mbrojtësi shqiptar në minutë e 22-të lëshoi një goditje të fortë në drejtim të portës së Lecces, mirëpo portieri arriti ta ndalte atë.

Golat në këtë takim për skuadrën e prishtinasit i shënuan, Pawel Dawidoëicz (19’), Matteo Pessina (34’) dhe Giampaolo Pazzini (87’) nga penalltia.

Amir Rrahmani u vlerësua lartë nga WhoScored për paraqitjen në këtë takim, duke i dhënë notën 7.1. /Telegrafi/

Foto: WhoScored