Site icon Telegrafi

Momenti kur aeroplani i ushtrisë saudite hedh në ajër dronin kamikaz të rebelëve Houthi

Një “dron kamikaz” është lansuar nga rebelët Houthi, por që është shpërthyer në qiell pasi u godit nga një raketë e aeroplanit luftarak F-15 të ushtrisë saudite.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin ushtarët në një teren malor, ku shikojnë dronin që shpërthen në ajër nga një raketë që e godet dhe që u lansua nga një aeroplan saudit, transmeton Telegrafi.

Madje në xhirim të ngadalësuar shihet raketa duke iu afruar dronit kamikaz që shpërthen në ajër. Por, ajo çfarë mbetet mister edhe data dhe vendi ku saktësisht kishte ndodhur ky sulm.

Kjo nuk është hera e parë që rebelët Houthi përdorin dronët kamikaz për të kryer sulme mbi ushtrinë saudite, por së fundmi janë shpeshtuar. /Telegrafi/

Exit mobile version