Site icon Telegrafi

Momenti i fitores së ekipit Bad News Eagles kundër ekipit turk Eternal Fire

Bad News Eagles e fillojë mbarë në turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major, duke e mposhtur ekipin më të mirë turk, Eternal Fire, me rezultat të ngushtë 16:14.

Ndeshja e cili u zhvillua në mapin ‘dust2’, ishte në epërsi të ekipit shqiptar gjatë gjithë kohës, por në raundet e fundit, ekipi turk fillojë të afrohet duke e ngushtuar rezultatin në 15:14.

Në raundin e fundit ‘juanflatroo’ dhe ‘sinnopsyy’ arritën që të tregojnë edhe njëherë klasin e tyre, duke e përmbyllur ndeshjen në një raund dy kundër katër, raporton Telegrafi.

Fillimisht ‘juanflatroo’ me dy vrasje dhe pastaj ‘sinnopsyy’ me dy të fundit, arritën që të shënojnë fitoren e tyre të parë në PGL Antwerp Major, i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës.

Më poshtë e gjeni momentin e fitores së ekipit Bad News Eagles kundër ekipit turk Eternal Fire. /Telegrafi/

Exit mobile version