Në finalen e madhe të cilën e fitoj ekipi i FaZe, pati shumë aksione të mira nga lojtarët e të dy ekipeve, por aksioni i lojtarit të FaZe, Helvijs ‘broky’ Saukants është një nga më të mirat gjatë këtij turneu.
FaZe e mposhti ENCE në finalen e ESL Pro League me rezultat të përgjithshëm 3:1 me mapa, ku morën në shtëpi çmimin prej 160 mijë euro transmeton Telegrafi.
Gjatë finales snajperisti i ekipit FaZe në raundin e parë të mapit ‘mirage’ arriti të eliminojë katër lojtarë të ekipit Ence me lehtësi.
Më poshtë ua sjellim videon e aksionit nga Broky:
/Telegrafi/