Bad News Eagles ka mposhtur ekipin rus Entropiq në ndeshjen e parë kualifikuese për turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022, ku lojtari shqiptar Flatron ‘juanflatroo’ Halimi shkëlqeu për ta ndihmuar ekipin e tij drejt fitores.
Ndeshja me rezultat të ngushtë 19:17 në mapin ‘dust2’ përfundojë në të mirë të ekipit shqiptar Bad News Eagles.
Lojtari më i vlefshëm i kësaj ndeshje u shpall emri më i njohur në skenën e CS:GO në shqiptari, Flatron ‘juanflatroo’ Halimi me vlerësimin nga HLTV 1.46.
Gjatë ndeshjes me ekipin rus të cilët renditen në vendin e 14-të në ranglistën botërore, ‘juanflatroo’ pati një moment fantastik ku arriti të eliminojë ekipin kundërshtar i vetëm, ky aksion me komentimin fantastik të streamerit shqiptar Ernest ‘xhocii’ Xhoci do t’iu lë me gojë hapur.
Më poshtë e gjeni momentin kur ‘juanflatroo’ eliminon i vetëm ekipin Entropiq, përcjellë nga komentimi fantastik i streamerit Xhocii. /Telegrafi/