Tifozëritë e Danimarkës dhe Finlandës kanë dhuruar njërin nga momentet më emocionues të mbrëmjes, kur Christian Eriksen pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes së vlefshme për grupet e Euro 2020.
Eriksen ra pa ndjenja në fushë në minutën e 43-të në ndeshjen e Danimarkës ndaj Finlandës të shtunën mbrëma, situatë që tronditi botën e futbollit.
Për 15 minuta nuk dihej nëse Eriksen do të shpëtonte dhe vetëm pas kësaj kohe dhe intervenimin bravuroz të ekipeve mjekësore, mesfushori arriti të këndellet dhe të niset për spital.
Megjithatë, gjatë kësaj kohe ishte një moment shumë emocionues, ku u vërtetua se jeta e njeriut është para çdo rivaliteti.
Tifozët e Finlandës, iu bashkuan atyre të Danimarkës për të kënduar së bashku emrin e Christian Eriksen, i cili po largohej nga stadiumi drejt spitalit.
Derisa njëri tifozëri thërriste “Christian”, tjetra ia kthente “Eriksen”, duke emocionuar të gjithë rreth mbështetjes së yllit danez. /Telegrafi/
Finland 🇫🇮 fans chanting "Christian", while Denmark 🇩🇰 fans chants "Eriksen". This is why we love the game. THE BEAUTIFUL GAME. ❤️⚽#UefaEuro2020 #christianeriksen #denmarkfinland #DENFIN #Copenhagen #EURO2020 #Den #Fin pic.twitter.com/moaLQH9PiG
— Madhurjya (@madhurjyab07) June 12, 2021
Finland and Denmark fans chanting Christian Eriksen as a sign of support.
Class❤️🙏 pic.twitter.com/DoQKB1LG67— Tomislav D. (@Tomislav_Drag) June 12, 2021
Finland and Denmark fans chanting “Christian” and “Eriksen” back and forth to each other. Truly the beautiful game. Unites human beings like no other activity. Nothing like it. 😭❤️🇩🇰🇫🇮#euro2020 pic.twitter.com/dm8rOHhO1o
— The Cooligans (@SoccerCooligans) June 12, 2021
Luani dhe fitoni shpërblime këtu >
Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >
—