Telegrafi

Momentet tragjike kur pushuesi ‘i guximshëm’ në Bejrut hidhet nga 30 metra, por bie mbi barkën e turistëve poshtë shkëmbit

Këto janë momentet e rënda kur një notar i guximshëm bie nga të paktën 30 metra mbi një barkë të mbushur me njerëz, teksa të tjerë dëshmitarë shikojnë të tmerruar në plazh.

Pamjet tregojnë burrin që lëshohet drejt ujit nga shkëmbi i famshëm Raouche në Bejrut, pa dalluar barkën që lundronte poshtë vetes, megjithë paralajmërimet e të tjerëve që e nxisnin “mos e bëj.”

Megjithë paralajmërimet e dëshmitarëve Fahd Ibrahim Jamil Al-Lakma humbi jetën pas hedhjes nga shkëmbi të dielën më 6 qershor.

Pamjet nisin me burrin që përgatitet për hedhjen e lartë, teksa dëshmitarët përpiqen ta paralajmërojnë për barkën e turistëve që sapo del nga një tunel nën shkëmb.

Njerëzit dëgjohen më pas që lëshojnë klithma frike teksa burri nga provinca siriane Deir ez-Zor, përplaset me barkën me një I riu kishte vdekur në vend pas goditjes së barkës me kokë, gjithashtu duke plagosur drejtuesin e barkës.

Punonjës të mbrojtjes civile libaneze nxorrën trupin e të riut nga uji dhe e dërguan në spital, ku ai u shpall i vdekur.

Hedhja në det nga shkëmbinjtë Raouche është një aktivitet i preferuar mes të rinjve në kryeqytetin libanez Beirut.

Javës që shkoi një i ri u dërgua në spital në Britani pas hedhjes nga shkëmbi Durdle Door rreth 70 metra  i lartë, ne jug të Britanisë.

I riu kishte zhvendosur shpatullën nga hedhja në plazhin piktoresk të Dorset. /tch/