Site icon Telegrafi

Momentet më të mira të ndeshjes çerekfinale të PGL Antwerp CS:GO Spirit kundër FURIA

(Foto: HLTV)

Ka përfunduar edhe çerekfinalja e dytë e PGL Antwerp Major CS:GO, ku ekipi Spirit mposhti ekipin FURIA me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa.

Spirit po vazhdon formën e tyre të mirë, pasi përfunduan fazën ‘Legends Stage’ me tri fitore dhe asnjë humbje, edhe në ‘Champions Stage’ po tregojnë se janë të gatshëm për çmimin e vendit të parë në turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major.

Ndeshja Spirit kundër FURIA përfundoi në dy mapa, pasi Spirit u tregua fantastik si në lojën ekipore ashtu edhe individuale.

Lojtari më i mirë gjatë kësaj ndeshje ishte talenti Pavel ‘s1ren’ Ogloblin, por aksionet e mira nuk munguan as nga lojtarët tjerë të dyja ekipeve.

Lexo po ashtu Team Spirit mposht ekipin brazilian FURIA, për të siguruar gjysmëfinalen në PGL Antwerp Major CS:GO

Loja ekipore e ekipit Spirit ishte gjatë gjithë ndeshjes një hap përpara ekipit FURIA, çka edhe i ndihmoi të dalin fitues. /Telegrafi/

Exit mobile version