Ekipi shqiptar Bad News Eagles, janë ndër më të mirët në botën e CS:GO, të cilët në vitin 2022 kanë shkruar historinë me sukseset e tyre.
Edhe pse pa ndihmën e ndonjë organizate, ekipi Bad News Eagles arritën që të korrin një sukses të madh në skenën ndërkombëtare të CS:GO.
Ekipi shqiptar nga Kosova arritën që të kualifikohen në dy turnetë më të mëdhenj të CS:GO, në PGL Antwerp Major në Belgjikë si dhe IEM Rio Major në Brazil.
Gjatë këtyre turneve ata dhuruan emocione të pafundme, ku na përfaqësuan denjësisht dhe treguan talentin e tyre ndaj skuadrave më të mëdha në botë.
Bad News Eagles u përballën me ekipin numër një në botë FaZe në ndeshjen eliminuese në Majorin në Brazil, të cilët i mposhtën me rezultat 2-1, ku u befasuan të gjithë fansat e CS:GO mbarë botën.
Për momentin Bad News Eagles renditen në vendin e 17 –të në ranglistën botërore të CS:GO, më poshtë mund t’i shikoni momentet e tyre më të mira gjatë vitit 2022. /Telegrafi/