Telegrafi

Momentet më të mira nga Showmatch i CS:GO ndërmjet Na’Vi dhe Vitality

(Foto: dotesports)

Sot (e shtunë) u zhvillua Showmatch mes skuadrave me formacionet e reja Na’Vi dhe Vitality.

Ky Showmatch i cili u përcoll nga mijëra shikues, ishte interesant dhe argëtues pak para fillim të garave në CS:GO.

Në mapin e parë skuadrat garuan me formacionet e tyre zyrtare, ku ndeshjen e fitoi ekipi Na’Vi me rezultat 16-8.

Më pas dy lojtarët më të mirë të botës, s1mple dhe ZywOo ndërruan skuadrat me njëri tjetrin për mapni e dytë.

Ndërsa mapi i tretë dhe i fundit ishte më interesanti, pasi skuadrat ishin të ndara sipas votave të publikut në Twitter.

S1mple dhe ZywOo ishin në të njëjtën skuadër në mapin e fundit, të cilin në fund e fituan me rezultat të ngushtë 16-14.

Më poshtë i gjeni disa nga momentet më interesante të kësaj ndeshje. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=b1dXNRJCFas