Bad News Eagles doli fitues në ndeshjen ndaj ekipit GamerLegion në Brazil, ku arritën të sigurojnë fazën ‘Legends Stage’, në turneun më të madh të CS:GO i cili shpërndan çmime në vlerë 1.2 milion dollarë.
Ndeshja ndërmjet dy ekipeve u zhvillua në formatin ‘Bo3’, ku gjithë kohës dominoi ekipi shqiptar duke fituar me rezultat të përgjithshëm 2-0.
Paraqitje të mirë treguan të gjithë lojtarët e ekipit shqiptar, më i dalluari ishte Rigon ‘rigoN’ Gashi, me vlerësimin nga HLTV 1.53.
Pas kësaj fitore Bad News Eagles me tri fitore dhe asnjë humbje, kanë kaluar në fazën ‘Legends Stage’ së bashku me nëntë ekipe tjera botërore, dhe gara për ta në këtë fazë do të fillojë me 5 nëntor.
Më poshtë e gjeni videon me momentet më të mira të ndeshjes Bad News Eagles ndaj GamerLegion. /Telegrafi/