Telegrafi

Momentet më të mira nga ndeshja finale në turneun e CS:GO – ESL Pro League

(Foto: HLTV)

Turneu ESL Pro League që u zhvillua në Malta, ka përfunduar me fitore të ekipit FaZe.

Finalja e madhe u zhvillua ndërmjet FaZe dhe Cloud9 në formatin ‘Bo5’.

Pas katër mapave të luajtura fitues doli ekipi FaZe me rezultat të përgjithshëm 3-1 me mapa.

Lojtari më i dalluar i kësaj ndeshje ishte ropz me një vlerësim 1.28, i cili gjithashtu fitoi çmimin MVP të turneut ESL Pro League.

Gjithsej 850.000 dollarë u ndan si shpërblime për ekipet pjesëmarrëse në turneun ESL Pro League, ku 200.000 prej tyre shkuan për vendin e parë.

Më poshtë i gjeni momentet më të mira të ndeshjes finale. /Telegrafi/