Bad News Eagles ka zhvilluar ndeshjen e fundit para pushimeve vjetore të skenës profesionale të CS:GO, ku pësuan humbje nga ekipi Sangal.
Këtë ndeshje Bad News Eagles e zhvilluan në kuadër të turneut kualifikues ESL Challenger League, ku pas humbjes me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, u eliminuan nga turneu.
Edhe pse nuk arritën që të fitojnë ekipi shqiptar, ndeshja ishte gjithë kohës e barabartë dhe me befasi.
Bad News Eagles për pak se nuk u rikthyen në mapin e parë, ku ishin duke humbur 11-0 në fillim, dhe arritën që ta dërgojnë ndeshjen në vazhdime për të humbur me rezultat 19-16 në fund.
Rezultati ishte i ngushtë edhe në dy mapat tjerë, 19-16 dhe 16-14, por fati kësaj radhe ishte në anën e ekipit Sangal.
Më poshtë i gjeni momentet më të mira nga ndeshja Bad News Eagles ndaj Sangal. /Telegrafi/