Telegrafi

Momentet më të mira nga lojtari më i vlefshëm ‘rain’ – në turneun e CS:GO PGL Antwerp Major

(Foto: HLTV)

Ekipi FaZe u shpall kampion i turneut më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major, e lojtari më i vlefshëm i këtij turneu ishte Havard ‘⁠rain⁠’ Nygaard.

Norvegjezi, rain, edhe njëherë dëshmoi se mosha është vetëm numër, edhe pse së fundmi ka marrë kritika të shumta për formën e tij jo të mirë, prapë se prapë arriti të rikthehej duke treguar paraqitje fantastike gjatë turneut PGL Antwerp Major, i cili u mbajt në qytetin Antwerp tw Belgjikës.

Lojtari 27 vjeçar, e përfundoi turneun me vlerësimin nga HLTV 1.24, ndërsa në ndeshjen finale kundër ekipit Na’Vi pati vlerësimin 1.49, ku në mapin e dytë ‘Nuke’ arriti që të sigurojë 30 eliminime për ekipin e tij, FaZe.

Faqja më e madhe e CS:GO, HLTV në bashkëpunim me bitskins kanë sjellë videon me momentet më të mira të rain, gjatë turneut PGL Antwerp Major. /Telegrafi/