Telegrafi

Momentet më të mira nga lojtari më i mirë në botë s1mple në turneun PGL Antwerp Major CS:GO

Aleksandr ‘s1mple’ Kostyliev është lojtari më i mirë në botën e CS:GO, i cili tash e sa vjet vazhdon të tregojë lojë fantastike në turnet më të mëdhenj të CS:GO.

Paraqitje të mirë s1mple pati edhe në turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major, ku ekipi i tij përfundoj në vendin e dytë, pasi u mposht në finale nga ekipi FaZe.

Ukrainasi ishte njëri nga pretendetet kryesor për t’u bërë MVP (lojtari më i vlefshëm) i turneut PGL Antwerp Major, së bashku me bashkë lojtarin e tij talentin ‘b1t’.

S1mple u rendit i katërti për nga statistikat në turneun e PGL Antwerp Major, me vlerësimin nga HLTV 1.20.

/Telegrafi/