Site icon Telegrafi

Momentet më të mira nga lojtari më i mirë në botë s1mple në turneun Blast Premier CS:GO

(Foto: HLTV)

Lojtari më i mirë në botë Aleksandr “s1mple” Kostyliev, së bashku me ekipin e tij Na’Vi arritën që të fitojnë turneun Blast Premier Spring Final, i cili u mbajt në qytetin Lisbonë të Portugalisë.

Këtë fitore ekipi i Na’Vi e arriti pas largimit të kapitenit të tyre ‘Boombl4’ nga ekipi, duke treguar paraqitje të mirë me ukrainasin ‘sdy’, për të cilin ishte turneu i parë me Na’Vi.

Në këtë turne ekipi i Na’Vi arriti që të dominoi ndaj ekipit më të mirë në botë FaZe, gjithashtu mposhti ekipin BIG dhe OG, ndërsa në finale mposhti ekipin Vitality.

Në finale Na’Vi triumfoi ndaj ekipit Vitality me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, duke fituar çmimin prej 200.000 dollarësh.

Lojtari më i vlefshëm i turneut u shpall padyshim ‘s1mple’ me vlerësimin nga HLTV 1.37, i cili theu një rekord të ri në garat e CS:GO, duke u bërë lojtari i parë i cili fiton 20 medalje të MVP.

Më poshtë e gjeni videon me momentet më të mira të ‘s1mple’ gjatë turneut Blast Premier Spring Final. /Telegrafi/

 

Exit mobile version