Telegrafi

Momentet më të mira në ndeshjen gjysmëfinale të PGL Antwerp Major CS:GO – FaZe kundër Spirit

(Foto: HLTV)

FaZe ka triumfuar në ndeshjen kundër ekipit me rus Spirit, ku treguan lojë të mirë të dyja ekipet, por në fund, FaZe tregoI pse është ekipi numër një në botë dhe e përfundoi ndeshjen në të mirë të tyre me rezultat 2:0 me mapa.

Salla në qytetin Antwerp, Sportpaleis ishte e stërmbushur me shikues në ndeshjet e gjysmëfinales të PGL Antwerp Major, ku pati një lojë fantastike nga ekipet.

Ndeshja FaZe kundër Spirit ishte fantastike, dhe pati aksione të mira nga lojtarët e të dyja ekipeve.

Mapi me më së shumti emocione ishte i dyti dhe vendimtari, ku u luajtën më shumë se 40 raunde, pasi ndeshja shkoi në vazhdime.

FaZe nesër (e diel) do të ndeshet kundër Na’Vi në një finale në formatin ‘Bo3’, ku të dyja ekipet do të përballen për të treguar se cili është ekipi më i mirë në botë, dhe për të siguruar titullin e kampionit të PGL Antwerp Major 2022. /Telegrafi/