Telegrafi

Momentet që ‘vodhën’ vëmendjen në ndeshjen Dortmund-Bochum, mjekët ishin gati t’i lëndonin më shumë lojtarët të cilëve shkuan t’u jepnin ndihmë

Një ngjarje interesante dhe e pazakontë ka ndodhur pasditen e së shtunës në ndeshjen e Borussia Dortmund me Bochum në kuadër të javës së 13-të në Bundesliga.

Dortmundi fitoi pa shumë vështirësi ndaj Bochumit në shtëpi me rezultat 3-0, falë dy golave nga Youssufa Moukoka dhe një nga Giovanni Reyna.

Të tri golat u shënuan në pjesën e parë, por në pjesën e dytë gjithashtu pati dy momente që tërhoqën vëmendjen.

Mjekët e të dyja ekipeve ishin akterët kryesor të ngjarjeve, gjatë vrapimeve të tyre për t’u dhënë ndihmën lojtarëve të lënduar.

Megjithatë, gjërat nuk shkuan mirë për lojtarët e skuadrave gjermane.

Te Dortmundi viktimë ishte Raphael Guerreiro, ndërsa te Bochumi Anthony Losilla.

Lojtari i Dortmundit u rrëzua pas një ‘ndërhyrje’ të mjekut, i cili në tentim për të shkuar për ndihmë tek një lojtar, rrëshqiti dhe u rrezua së bashku me portugezin.

 

Më keq e pësoi Losilla, i cili veçse ishte i lënduar dhe i shtrirë në fushë.

Mjeku i Bochumit në vrapim e sipër rrëshqiti dhe goditi me shqelm në kokë lojtarin e klubit gjerman, i cili pati dhimbje.

Këto dy momente janë bërë virale tashmë në rrjetet sociale. /Telegrafi/