Site icon Telegrafi

Momentet kur lojtari më i mirë i CS:GO, s1mple ka shokuar botën

Oleksandr “s1mple” Kostyliev, nga Ukraina për momentin është lojtari më i mirë në botë sa i përket lojës CS:GO, i cilësuar edhe si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në Counter-Strike.

Lojtari ukrainas, i cili luan për ekipin profesional të CS:GO, Natus Vincere, në rolin e snajperistit, u zgjodh si lojtari më i mirë në botë për vitin 2021, ku gjithashtu i ka ndihmuar ekipit të tij të renditet në vendin e parë në botë, si ekipi më i mirë për momentin sipas statistikave të HLTV.

Ndonëse jo gjithmonë kanë arritur të korrin sukses si ekip, 24 vjeçari gjithmonë ka treguar lojën e tij më të mirë ku çdo herë ka habitur adhuruesit e CS:GO, me lëvizjet dhe aksionet e tij në turne të ndryshëm profesional.

Më poshtë e gjeni një video të lojtarit numër një të botës, me momentet ku ka shokuar botën me aftësitë e tij në lojë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=9H2RQ_OsAsU

Exit mobile version