Telegrafi

Momentet kur ekipi shqiptar Bad News Eagles shokuan botën

(Foto: HLTV)

Bad News Eagles, janë ekipi më i mirë shqiptar sa i përket video-lojës CS:GO, të cilët së fundmi kanë bërë emër të madh në të gjithë botën, pas suksesit të tyre historik në turneun më të madh të CS:GO, i njohur si ndryshe si Major.

Fazat nëpër të cilat kaluan ekipi shqiptar për t’u kualifikuar nuk ishin aspak të lehta, duke filluar nga turnet online, e deri të turneu kualifikues lan në Rumani.

Dhe në fund pjesëmarrja e tyre në turneun kryesor PGL Antwerp Major, ku arritën në fazën Legends Stage, dhe u përballën edhe me ekipin numër një në botë FaZe.

(Foto: HLTV)

Pas këtij suksesi e gjithë bota e eSports filloj të njoh ekipin shqiptar, dhe të flas rreth tyre, dhe nuk munguan as video editime të shumta të cilat u postuan në rrjetet sociale.

Ndërsa nuk munguan as ftesa nga organizator të ndryshëm të turneve të CS:GO, për djemtë e ekipit Bad News Eagles.

Një video editim rreth ekipit Bad News Eagles i cili do të ju dhuroj emocione të shumta, mund ta shihni më poshtë, me 30 momentet kur ekipi shqiptar shokuan botën.

/Telegrafi/