FaZe ka dominuar ekipin e Na’Vi në finale të PGL Antwerp Major CS:GO, për t’u shpallur kampion i një turneu Major për herë të parë.
Dy ekipet më të mira të botës u përballën në finalen e turneut më të madh të CS:GO, ku palestra Antwerp Sportpaleis ishte e stërmbushur me shikues, ndërsa ekipet dhuruan shumë emocione dhe një shfaqje fantastike.
FaZe fitojë ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa, por rezultati ishte thuajse i ngushtë në të dy mapat e luajtura.
Lojtarët e të dyja ekipeve dhanë më të mirën e tyre, e nuk munguan as aksionet në këtë finale të madhe.
Lojtari i ekipit FaZe, Havard “rain” Nygaard, u shpall lojtari më i vlefshëm i turneut, e në finale nuk mungojë paraqitja e tij fantastike, ku e dominoi ekipin e Na’Vi, me aksione të shumta.
Momente të mira patën edhe lojtarët tjerë nga të dyja ekipet, ku secili eliminim u brohorit nga publiku fantastik në palestrën e sporteve Antwerp Sportpaleis.
Kampioni i turneut FaZe morri me vetëm çmimin prej 500.000 dollarë, ndërsa vendi i dytë Na’Vi fitoj 150.000 dollarë. /Telegrafi/