Telegrafi

Momentet më emocionuese nga festivali i video-lojërave XP GAME FEST

Muajin e kaluar në Prishtinë u mbajt festivali i video-lojërave XP GAME FEST, i cili u organizua nga XportalEsports në bashkëpunim me partnerë të shumtë.

Në këtë turne disa nga ekipet dhe lojtarët më të mirë të vendit garuan në katër video-lojëra të ndryshme, CS:GO, Dota 2, Fifa22 dhe Tekken7.

Turneu i CS:GO u mbajt në prani të publikut në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ndërsa turnetë e lojërave të tjera u mbajtën në Premium GC dhe në Gamers Heaven GC, për shkak të motit të lig.

Gjithsej 13.000 euro shpërblime u ndanë për garuesit e katër turneve, dhe gjithashtu pati edhe lojëra shpërblyese për shikuesit.

Në turneun e CS:GO fitues doli ekipi nga Maqedonia e Veriut, BlueJays, turneun e Dota 2 e fitoi ekipi VOID, ndërsa në Fifa22 doli fitues Elias “eliaskrasniqii” Krasniqi dhe në Tekken7, Gent “thewhitefang” Mehmeti.

Më poshtë e gjeni videon me përmbledhje nga momentet më të mira dhe plot emocione gjatë këtij festivali. /Telegrafi/