Telegrafi

Momente paniku në aeroplanin rus me 309 pasagjerë, motori përfshihet nga zjarri në Tajlandë

Motori i një aeroplani komercial u përfshi nga zjarri derisa po transportonte 321 njerëz në Tajlandë.

Gjithçka ndodhi kur rrota shpërtheu derisa po bëhej gati të ngrihej në ajër, dhe piloti u detyrua menjëherë të anulojë fluturimin, transmeton Telegrafi.

309 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në aeroplanin rus në Phuket të Tajlandës, u nxorën nga aeroplani që u përfshi nga zjarri.

Pamjet dramatike shfaqin një Boeing 767-306ER, nga i cili në mënyrë të befasishme filloi të del zjarri nga njëri motor.

Sipas pasagjerëve që ishin brenda, janë dëgjuar disa shpërthime të fuqishme, kurse gjithçka ndodhi si pasojë e shpërthimit të një gome dhe zjarrit që më pas u shfaq në njërin motor.

Dyshohet se aviokompanitë ruse kanë filluar të zvogëlojnë koston sa i përket sigurisë, dhe po operojnë pa i mirëmbajtur fluturaket siç kërkohet nga standardet e aviacionit.

Kjo po ndodhë si pasojë e sanksioneve të vendosura mbi presidentin rus Vladimir Putin, si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë.

Bëhet fjalë për një aeroplan 26 vite i vjetër që operon nga kompania Azur Air që për destinacion kishte Moskën, dhe po bëhej gati të ngritet në ajër nga aeroporti ndërkombëtar i Phuketit. /Telegrafi/