Telegrafi

Momente kryesore individuale të Neymar në ndeshjen PSG – Atalanta, aty shihet se braziliani mbetet një lojtar i klasit botëror

Një përmbledhje e momenteve kryesore të Neymar nga fitorja e Paris Saint-Germain ndaj Atalantas (2-1) tregojnë se ai mbetet një nga lojtarët më të talentuar në botë.

Francezët fituan krejt në fund të ndeshjes me rezultat  2-1, duke kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Me Kylian Mbappen që nuk mund të luante nga minuta e parë dhe Angel Di Marian e suspenduar, presioni ishte te Neymar.

 

Por 28-vjeçari luajti një pjesë thelbësore në ndeshje, duke dhuruar edhe një asistim për barazim ne minutat e fundit, që u shndërrua në gol nga Marquinhos.

Neymar i shkaktoi telashe mbrojtjes së Atalantas tërë ndeshjen dhe ai nuk ndaloi duke qenë një kërcënim i vazhdueshëm.

Ai kishte dhe një rast të mirë në pjesën e parë, kur doli i vetëm me portierin Marco Sportiello, por gjuajti jashtë.

 

PSG tani do të pres kundërshtarin e radhës, nga ndeshja Atletico Madrid –Leipzig. /Telegrafi/