Telegrafi

Momente frike për familjen e Tevez, ish-sulmuesit i bie të fikët në shtëpi

Momente frike të përjetuara në familjen e Carlos Tevez, pasi ish-sulmuesit të Man Cityt, Man United e Juventusit i ka rënë të fikët në shtëpi, por fatmirësisht e ka marrë veten.

“Apache”, aktualisht trajner i Independientes, ka qenë viktimë e një sëmundjeje në orët e fundit e cila ka shkaktuar mjaft shqetësim.

Sipas asaj që është raportuar në Argjentinë nga Ole, Tevez fillimisht ka ndier marrje mendsh dhe më pas i ka rënë të fikët në tualetin e shtëpisë së tij.

Ai ka pësuar një dëmtim në fytyrë, konkretisht një të çarë në vetullën e majtë, aq sa i ka kushtuar disa qepje.

Pasi u shoqërua në spital nga një prej vajzave të tij, “Apache” mori trajtimin e nevojshëm dhe më pas u kthye në banesë.

Raportohet se ai do të jetë gati të ulet në stol për ndeshjen e mbrëmjes së sotme, edhe pse ndihmës trajneri i tij zhvilloi sot seancën stërvitore.

Lexo po ashtu E gjuajtën me bukë - Carlos Tevez ua kthen tifozëve me një mënyrë për t'i lënë të penduar

Tevez tani është 39 vjeç dhe ka veshur fanellën e Juventusit nga viti 2013 deri në vitin 2015, duke shënuar 50 gola në 96 ndeshje, duke dhuruar edhe 19 asistime. /Telegrafi/