Telegrafi

Moment dramatik në Xhakarta – punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Videoja tregon momentin kur një burrë bie nga aeroplani dhe ulet në mes të pistës së asfaltuar të aeroportit të Xhakartës, Indonezia.

Ngjarja ka ndodhur para ngritjes dhe fatkeqësisht ka pësuar disa lëndime, por fatmirësisht jo të rënda.

Në fillim shohim një punonjës aeroporti që flet me dikë në aeroplan ndërsa kolegët po heqin shkallët e daljes, raporton thesun.

Burri ra nga një lartësi prej disa metrash drejt e në shpinë ndërsa letrat u shpërndanë gjithandej.

Dëshmitarët vrapuan për ta ndihmuar dhe shpejt iu dha kujdes mjekësor.

Sipas raportimeve, incidenti ishte “rezultat i një shkeljeje të rregulloreve”, të cilat thonë se shkallët lëvizëse nuk mund të hiqen derisa të mbyllen dyert e aeroplanit.

Ndryshe, zyrtarët e aeroportit shtetit aziatik po e hetojnë rastin dhe së shpejti do të mund të dimë më shumë rreth incidentit. /Telegrafi/