Ky studim është vazhdim i debatit se cilit ushqim duhet t’i jepet përparësi- atij ekologjik ose atij të zhvilluar në mënyrë tradicionale. Ndërsa në bazë të studimeve të deritanishme, në të shumtën e rasteve rezultatet janë thuajse të ngjashme.
Derisa revista “Nutrition Bulletin” shkruan se në bazë të përmbajtësve ushqyes, ushqimi i rritur në mënyrë ekologjike nuk ka përparësi, të dhënat e reja i japin përparësi së paku konsumimit të mollëve të rritura në mënyrë ekologjike për shkak të vetive më të shprehura antioksiduese.